17.5 C
Tirana

Lista e Panuccit/ Ja lojtarët që grumbullohen për ndeshjen me Norvegjinë: Ka surpriza

VENDI

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka publikuar këtë të premte listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit, në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë.
Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Ndër të rinjtë, shihen në listë Herdi Prenga, Bujar Lika, Kristal Abzaj.
Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

 
 

- Advertisement -

TE FUNDIT