11.5 C
Tirana

Letra e famshme që Fan Noli i dërgoi Enver Hoxhës, duke e lutur për…

VENDI

Mes 544 letrave të sjella në librin Letërkëmbimi i Fan Nolit, është edhe letra që ai i kishte shkruar ish dikatorit Enver Hoxha duke e lutur, tia kthejë eshtrat në Shqipëri Faik Konicës. Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit, ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë, shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.

Botimi jep më pas se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945 1946. Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë. Por duket se Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje. Më tej lexojmë ti ketë shkruar Sejfulla Malëshovës. Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto. Por duket se edhe Malëshova nuk i ktheu asnjë përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT