24.5 C
Tirana

Lehtësimi i masave/ MSH ka një lutje për qytetarët: Të respektojnë distancimin fizik, prandaj…

VENDI

Nderkohe qe harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin, 8 zona rezultojne me zero raste aktive. Thene ndryshe, ne keto 8 zona ne vend jane sheruar te gjithe pacientet qe kane qene te prekur nga koronavirusi.

“Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit”, tha Daja. Duke qene se nga e hena do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka berte sot thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

“Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale. Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme”- tha Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ministria apelon qe për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

- Advertisement -

TE FUNDIT