15.5 C
Tirana

Lazio fiton në minutën e 98-të dhe synon kreun, Strakosha bën mrekulli

VENDI

Lazio fiton ndaj Cagliarit në mënyrë të pabesueshme në minutën e 98-të me një gol me kokë të Caicedo, që ngjit ekipin e kryeqytetit italian në vendin e tretë, vetëm tre pikë mbrapa dyshes Inter-Juventus.

Por goli në fund nuk tregon mirë dramën sportive e përjetuar në stadiumin Sardegna Arena. Cagliari është një nga surprizat e kampionatit dhe e tregon më së mirë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, me raste të panumërta për të shënuar.

Giovanni Simeone, djali i trajnerit të Atleticos dhe ish- i Lacios, kalon Cagliarin në avantazh me një gjuajtje të befasishme ku Strakosha nuk ka asnjë mundësi. Por portieri kuqezi ka mënyrë të tregoi aftësitë e tij më vonë, veçanërisht në fund të pjesës së parë, ku në pak minuta kryen të paktën 3 mrekulli ndaj vetë Simeones dhe Joao Pedro.

Portieri shqiptar mbron rezultatin, dhe kjo do të jetë vendimtare për fitoren e Lacios që edhe pse vuan shumë, arrin fillimisht të barazojë në minutat e fundit me Luis Alberto.

Kur tifozët e Cagliarit po mendonin të braktisin stadiumin me shijen e hidhur e fitores së munguar, arrin edhe goli i Caicedos me kokë që i dhuron një fitore ndoshta të tepruar për Lazion, por që projekton djemtë Simone Inzaghit në majat e klasifikimit, gati për të sfiduar dyshen historike të Serie A.

- Advertisement -

TE FUNDIT