20.5 C
Tirana

Lajm i mirë , hiqet TVSH për këto automjete.

VENDI

Qeveria ka vendosur që të bëjë një tjetër përjashtim nga tvsh për makinat e reja me kilometrazh zero, të cilat kanë motor elektrik. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar janë miratuar në Këshillin e Ministrave dhe tashmë pritet që të kalojnë për të marrë votën në kuvend. Kjo është iniciativa e dytë, që mazhoranca merr në mbrojtje të ndotjes së mjedisit dhe shkarkimeve në ajër.

Një vit më parë, me kërkesë të Bashkisë së kryqytetit, parlamenti vendosi të ulë në 10 perqind tvsh për autobusët elektrikë që përdoren në transportin urban. Nisma nuk do të përfshijë vetëm automjetet për përdorim personal, por edhe ato që përdoren në transportin e udhëtarëve. Në miratimin e paketës fiskale për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur po ashtu që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar, që të plotësojë deklaratën individuale të të ardhurave personale.

Pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë Lekë në vit. Nga kjo nismë, sipas llogarive të Drejtorisë së Tatimeve, pritet që vitin e ardhshëm të dorëzojnë deklaratë të të ardhurave personale, 26 mijë persona nga 9615 që kanë dorëzuar për 2018-n. Të gjithë këta persona, tashmë do të paguajnë tatim më të lartë për pagën e tyre. Të ardhurat nga kjo taksë, për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 47. 5 miliardë Lekë.

- Advertisement -

TE FUNDIT