24.5 C
Tirana

LAJM I MIRË/ 6 raste të reja me koronavirus, shkon në 531 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri

VENDI

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kruja është në vendin e parë për sa i përket numrit të të prekurve, e pasuar nga Tirana dhe Kurbini. Pjesa më e madhe e rasteve janë persona asimptomatik.

 

Njoftimi i plotë nga Gentiana Qirjako, Instituti i Shëndetit Publik: Ju informojmë për situatën epidemiologjike të përhapjes së COVID19 në vend dhe për lehtësimin e masave nga dita e hënë. Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

 

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

 

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

- Advertisement -

TE FUNDIT