25.5 C
Tirana

Lajm i fundit/ Kapet ne Muriqan me heroine

VENDI

Shkodër.
Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” , me drejtues shtetasin P.G. u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P.G.
, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

- Advertisement -

TE FUNDIT