25.5 C
Tirana

La titullin mbretëror për tu martuar me aktorin shqiptar.

VENDI

Ajo la titullin e familjes mbretërore për tu martuar me aktorin shqiptar dhe për të jetuar në një fshat në periferi të Tiranës kryeqytetit të një vendi të vogël ballkanik.

Mund të duket si një përrallë por kjo është historia e dashurisë së aktorit Genti Kame dhe bashkëshortes së tij një ish konteshe franceze e cila në shkëmbim të celembrimit më një mashkull me gjak jo martesor duhet të linte titullin e familjes së saj pasardhësve të mbretit Luigji 6.

Duket se çifti ia ka dalë për mrekulli të krijojnë një familje të shëndetshme ku mbizotëron dashuria. I ftuar në Rreze Dielli aktori Genti Kame tregon për martesën me ish konteshën vajzat e tyre dhe kthimin prej disa vitesh në Shqipëri.

Vajzat dua që në rradhë të parë të bëhen njerëz të mirë. E vetmja pasuri që mund ti lë fëmijëve të mi është edukata dhe shkollimi. Vetëm atëherë do të dinë të zgjedhin kështu mund të bëjnë edhe para sepse kanë mendjen e duhur dhe edukatën.

Familja e gruas sime është me gjak mbretëror pasardhëse e Luigjit 6. Ajo ose do rrinte pa martuar e do mbante titullin ose do martohej me mua.

E vlerësoj këtë gjë këto janë gjëra pa rëndësi rëndësi ka që njerëzit të duhen ne duhemi shumë nuk ka rëndësi ku jetojmë si jetojmë titulli ne jemi njerëz të mirë rrisim fëmijët tanë dhe duhemi shumë thotë aktori Genti Kame.

- Advertisement -

TE FUNDIT