17.5 C
Tirana

Ky ishte Fake News më i madh i ditës së zgjedhjeve në Shqipëri

VENDI

Ditën e zgjedhjeve, një kronikë nga Kavaja u bë lajm në pjesën më të madhe të medies online dhe disa televizioneve në vend. Një zotëri i prezantuar si kryetar KZAZ-së tregonte se kishte mbyllur qendrën e votimit 3 orë para afatit se nuk i shkonte askush për të votuar. Intervista e tij, video, audio, u shpërnda kudo.

 

Duke kërkuar në arkivin e medieve të tjera, mësohet se lajmi ka dalë pikërisht më 30 qershor 2019, kohë kur është realizuar realisht intervista.

 

“Nuk kam dhënë asnjë intervistë të dielën e 25 prillit. Nuk më ka ardhur asnjë gazetar. Këto zgjedhje unë isha sekretar. Në 2019-ën kam qenë kryetar komisioni dhe e kam dhënë intervistën atë vit. Kur dhe qendra u mbyll herët se kishte pak njerëz, vetëm socialistet. Këtë vit e mbyllem qendrën në 7 pa pesë|, tha Bekteshi për Dritare.Net.

 

Pra pas dy vjetësh, rimerret një intervistë dhe rihidhet në rrjet. Nuk e dimë qëllimin, por dimë pasojat.

- Advertisement -

TE FUNDIT