17.5 C
Tirana

E DINI KU NDODHET KJO KALA?

VENDI

“Kalaja e Vigut (Kastrit)”,Monument Kulture
Duke u bazuar tek teknika e ndertimit,fragmentet e qeramikes dhe sidomos fale zbulimit te nje monedhe te Perandorit Ilir,Kostandini i madh e cila ne baze te mbishkrimit i perket viteve 312-320,pikerisht kjo gjetje percakton edhe periudhen e ndertimit te kesaj keshtjelle madheshtore,me moshe 1700-vjecare.

Planimetria e kesaj keshtjelle paraqet nje katerkendesh te crregullt me brinje 75X98m.-gjatesi dhe eshte e pajisur me 2-porta monumentale qe jane te vendosura perballe njera-tjetres me drejtim lindje-perendim dhe me plot 12-kulla madheshtore ku 4-kullat(2X2)te cilat mbrojne portat hyrese jane me forme U-je dhe te pajisura me oborr te brendshem,

4-kullat anesore/kendore jane te ndertuara ne formen e freskoreve dhe ndersa 4-kullat e tjera qe ndodhen 2 ne murin verior e 2 ne ate jugor,paraqesin nje planimetri te thjeshte,ne forme katerkendore.

Keshtjella antike e Vigut eshte ndertuar ne lokalitetin ku bashkohen perroi Voma me lumin Gjader dhe pikerisht mbi rrugen antike”Via Lissus-Naissus (Lezhe-Nish)”, rruge e cila kalonte mes per mes kesaj keshtjelle dhe me pas vazhdonte ne territorin e Fisit Pirust(Puke), kalonte lumin Drin(Ardoksani antik)dhe depertonte ne territorin e Fisit Dardan,kalonte prane qytetit madheshtor te Ulpianes dhe perfundonte ne qytetin antik Ilir te Naissus (Nish-Serbia jugore e sotme) dhe nga ketu niste rruga tjeter antike e cila quhej”Via militaris(Rruga ushtarake)”e cila shkonte deri ne kryeqytetin perandorak, Kostandinopolis (Stambolli i sotem)….

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT