9.5 C
Tirana

“Ky është fillimi”, Arian Çani bën deklaratën e PAPRITUR, zbulon politikanin që ‘fundosi’ Sali Berishën

VENDI

Gazetari Arian Çani thotë se shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha është vetëm fillimi. Çani tha se ky vendim është produkt i lobimit të fortë të Edi Ramës në SHBA.

 

“Drejtësia tani pse u bë? Reforma pse u bë? Me lobimin e Edi Ramës. Ai ka një lobim të paparë. Një ditë, po të jemi gjallë, këtu do jemi do të shohim që Edi Rama është mjeshtër i paparë i lobimit të niveleve të larta. Një njeri që i thotë kryeministrit dy vjet përpara a e kalon dot oqeanin? Si ka mundësi që del tani DASH dhe konfirmon Edi Ramën?

 

Ky njeri e dinte dy vjet përpara një vendim që është marrë sot. Është palë me amerikanët, ata që kanë gjëra në dorë. Po të mos ishte lobimi i Ramës, DASH do të merrej me Berishën? Jetojmë në një botë ku fiton më i forti. Më i forti prej 8 vjetësh është Edi Rama. Berisha është vetëm fillimi”, tha Çani në MCN TV.

- Advertisement -

TE FUNDIT