17.5 C
Tirana

Kush është petagogu që notën 4 e bën 8 vetëm për 150 euro?

VENDI

Del edhe një herë në pah korrupsioni në universitet ku me para në dorë nga ngelës shndërrohesh në kalues madje me një notë të mirë në librezë.

Del edhe një herë në pah se fajin nuk e ka ligji i Arsimit të Lartë siç pretendohet shpesh në kohë krizash por kryesorja është blerja dhe shitja e notave dhe diplomave e gradave shkencore dhe e librave që nuk japin dije.

Pra, problemi kryesor vazhdon dhe nuk ndalet si kur ishte ligji i vjetër si tani me ligjin e ri e ndoshta me të njëjtën trupë të kalbur që drejton universitetet tona do të vazhdojë edhe me një ligj tjetër akoma të ri.

Kamera e fshehtë Stop tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike që kishte ngelur në provim takoi pedagogun Besnik Faskaj i cili pasi mori paratë notën 4 e bëri 8.

Për 150 euro ai tejkaloi edhe vështirësinë e faktit se notat ishin hedhur në sistem. Studentja në fjalë pretendon se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën.

- Advertisement -

TE FUNDIT