19.5 C
Tirana

Kush është burri i Alketa Vejsiut, të cilin ajo e mban larg mediave?

VENDI

Prej vitesh Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar. Ajo ka prezantuar shumë programe nga më të ndryshmet dhe ka arritur rekorde shikueshmërie.

Por për jetën private Alketa është treguar gjithmonë e rezervuar. Ajo është shprehur se jetën private e ka të shenjtë dhe nuk e përzjen me televizionin.

E vetmja gjë që ka treguar për publikun është se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me median dhe ka dy fëmijë një vajzë dhe një djalë.

Burime tregojnë më shumë rreth identitetit të tij. Ardi Nelaj është biznesmen i njohur në vendin tone. Ai njihet si një ndër ndërtuesit më të fuqishëm por edhe një mik i afërt i kryeministrit Rama.

Ardi është nga Vlora dhe prej shumë vitesh drejton biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Prej më shumë se 15 vitesh biznesmeni dhe prezantuesja janë në një lidhje që në 2006 e kurorëzuan në një martesë madhështore.

Kujtojmë që martesa e çiftit u mbajt e fshehtë pa praninë e fotografëve apo gazetarëve. Edhe sot e kësaj dite nuk qarkullon ende një foto e plotë e tyre. Aktualisht çifti jeton në periferi të Tiranës në një kompleks vilash luksoze.

- Advertisement -

TE FUNDIT