17.5 C
Tirana

Kupa Franceze / PSG mposht Marseille për të dytën herë brenda javës dhe shkon në gjysmëfinale

VENDI

Paris Saint-Germain ka mposhtur për të dytën herë brenda një jave Olympique Marseille, këtë herë në çerekfinalen e Kupës me rezultatin 3-0. Ndeshja, ashtu si ajo paraardhësja, është dominuar nga PSG megjithëse kishte mungesën e yllit të ekipit Neymar.
Që nga minuta e parë vendasit treguan dhëmbët me Berchiche dhe Angel Di Maria, por miqtë rezistojnë, të paktën për momentin.
Di Maria kishte një tjetër mundësi të mirë për të zhbllokuar rezultatin por duhej pritur minuta e parë shtesë që argjentinasi të shënonte golin e merituar për PSG.
Megjithëse goditja e tij nga limitet e zonës nuk ishte e fortë në një mënyrë të çuditshme ajo përfundon në rrjetë. Pas pushimit Di Maria-s i mjaftojnë vetëm tre minuta për të dyfishuar rezultatin me dopietën e tij.
 
Edhe këtë herë goditja e tij devijohet përpara se të përfundojë në rrjetë. Mundësitë për ta shndërruar në goleadë këtë sfidë janë aty, por lojtarë nga të dyja skuadrat tregohen të pasaktë. Në fund të takimit vjen edhe goli i
tretë i shënuar nga Edison Cavani. Një fitore që dërgon PSG në gjysmëfinalen e Kupës.

- Advertisement -

TE FUNDIT