13.5 C
Tirana

Kukësi nuk humbet kohë, ja kush është trajneri ri që do të prezantohet sot

VENDI

Pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i Shpëtim Duros, klubi i Kukësit ka gjetur menjëherë pasuesin e tij në krye të stolit. Sipas burimeve në klubin verilindor strategu i ri do të jetë Skënder Gega i cili do të marrë drejtimin e lojtarëve të Kukësit për pjesën e mbetur të edicionit të Kategorisë Superiore.

Gega, i cili u shpall kampion me Partizanin sezonin e kaluar, do mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Kukësin, i cili 12 javë përpara fundit të kampionatit renditet i dyti, me 4 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Prezantimi i tij do të bëhet në orën 16:00 në ambientet e klubit, teksa strategu do të fillojë menjëherë nga puna për duelin e radhës kundër Vllaznisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT