23.5 C
Tirana

Kujtim Gjuzi rebelohet me ministrin Lleshaj: Këtë herë je i falur por…

VENDI

Deputeti Kujtim Gjuzi është rebeluar me Sandër Lleshaj që sipas tij i tha pusho gjatë kohës që ministri po fliste në foltore. Në fund ai kishte edhe një paralajmërim për ministrin.

Zoti ministër ju jeni ushtarak nuk jeni në statusin e deputetit nuk mund të më thuash mua pusho. Këtë mund ta thotë vetëm kryetari i Kuvendit.

Ti duhet të dish që në baret dhe restorantet shqiptare patrulla e policisë dhe dy raste ti kam flagrante. Ndoshta nuk e ke situatën në dorë por nuk mund ta anashkalosh skafin me emigrantë që kërkoi ndihmë në mes të detit.

Nuk mund të them kërko ndjesë se ndjesa kërkohet me ndërmjetës këtë herë je i falur por kujdes herën tjetër tha ai. Mesa duket Gjuzi ka marre vrull te papare kur flet ne foltore.

- Advertisement -

TE FUNDIT