17.5 C
Tirana

Kujdes me fishekzjarret në festa, do të penalizoheni nga policia

VENDI

Policia e Shtetit ka shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin jane kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në:

Ushtrimin e kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuar dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar”

Kontrollin për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT