28.5 C
Tirana

Kryemadhi krah Metës në 2 mars: Do të jem në bulevard si nënë

VENDI

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi rikonfirmoi nga Vlora pjesëmarrjen e saj në tubimin e 2 marsit, thirruar nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se nuk do jetë në bulevard për shkeljet kushtetuese të bëra nga kryeministri Edi Rama, po për përrallat mashtruese të Rilindjes që ka ndërtuar për Shqipërinë.

Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT