12.5 C
Tirana

Kristian Shytani kualifikohet në finalet e kampionatit në Nju Jorkut

VENDI

Boksieri shkodran Kristian Shytani ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë në boksin amerikan dhe tashmë është pranë arritjes së parë në këtë boks.
Pikërisht atë të shpalljes si kampion i shtetit të Nju Jorkut. Në një sallë të mbushur me shumë tifozë, ndër të cilët edhe rreth
200 shqiptarë, ai ka marrë më shumë forcë për të fituar ndaj kundërshtarit të tij dhe ia ka dalë me sukses.
Kjo ka qenë fitorja e dytë për të në një periudhë shumë të shkurtër megjithatë tashmë e presin shumë gjëra përpara.
Më 20 prill në sallën e famshme të boksit “”Medison Square Garden” Shytani do të ndeshet me një kundërshtar të tij për t’u shpallur kampion i këtij shteti.
Por përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për boksierin shqiptar për të rënë në sy të
promotorëve të ndryshëm të këtij sporti të cilët pritet të jenë të shumtë atë natë në “Medison”.
Po ashtu, në rast fitoreje, ish- sportisti i Vllaznisë do të ketë mundësinë pastaj të konkurrojë në “Golden Glove” që janë finalet e kampionatit kombëtar për të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Padyshim që karriera e Kristian Shytanit ka nisur në mënyrën e duhur dhe të shpresojmë që do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com






- Advertisement -

TE FUNDIT