20.5 C
Tirana

Kreu i NATO-s Stoltenberg mbërrin në Rinas, priten takime me Metën dhe Ramën

VENDI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbrritur në Tiranë, i pritur nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Gjatë kësaj vizite që do të zgjasë rreth 2 orë, Stoltenberg pritet të takojë Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e kësaj vizite, por në këtë udhëtim të tij Sekretari i Përgjithshëm e gjen Tiranën zyrtare të përfshirë në një krizë politike disa mujore.

Fillimisjt do të takohet me kryeministrin Rama dhe me pas Stoltenberg do t’i drejtohet Presidencës për të biseduar dhe me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në vijim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovki, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Parlamentit Talat Xhaferi.

- Advertisement -

TE FUNDIT