17.5 C
Tirana

Kosovë magjike, “dardanët” triumfojnë në Bullgari

VENDI

Kosova ka siguruar një 3-pikësh të artë në Sofie ndaj Bullgarisë.

Skuadra e Shaland kreu një ndeshje të paharrueshme duke dominuar ekipin vendas përgjatë 90 minutave. Goli i Elbasan Rashanit dy minuta para fundit bëri që festa të shpërthente te Dardanët.

Me fitoren e sotme Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve në grupin e tyre, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke. E veçantë e kësaj ndeshjeje ishte dhe atmosfera e krijuar nga 1000 tifozë të Kosovës që nuk ndaluan së mbështeturi skuadrën e tyre në çdo minutë të takimit.

BULLGARI 2 – 3 KOSOVË
Shënues: Popov 43′ Dimitrov 55′, / Rashica 14′, Muriqi 64′ Rashani 90+2′

- Advertisement -

TE FUNDIT