16.5 C
Tirana

Kosova zgjedh kryeparlamentarin e ri

VENDI

Deputetët e rinj të Kosovës kanë zgjedhur kreun e ri të Kuvendit. Me 75 pro vota, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovë.

Pas betimit të deputetëve, është kërkuar propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së. Lideri i partisë fituese në zgjedhje, Albin Kurti tha para deputetëve se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e tyre është deputeti Glauk Konjufca.

Pas propozimit nga Albin Kurti, drejtuesi i seancës e ka hedhur në votim, ku me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim, Konjufca u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë.

- Advertisement -

TE FUNDIT