13.5 C
Tirana

Kosova nxori në dritën e diellit pisllëkun e Rilindjes së Edi Ramës

VENDI

Kosova, një shtet i ri dhe që akoma nuk njihet nga OKB, sepse bllokon Serbia dhe Rusia, por prapë dje dha një leksion demokracie jo vetëm Shqipërisë si shtet, por edhe BE.

Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për një akuzë të mirëfilltë politike dhe antikosovare, duke e dërguar Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Dje asnjë inicident nuk pati dhe në darkë, diku te afro pesë orë pas mbylljes së kutive, del fituesi i zgjedhjeve.
Asnjë sherr, asnjë manipulim duke manifestuar kulturë demokratike shembullore.

Ndërkohë në Shqipëri një supër krizë politike prej muajsh, një parlament gjysmak dhe antikushtetues, një qeveri e lidhur me krimin dhe me akuza të shumta korrupsioni dhe manipulimi zgjedhjesh, por kryeministri Edi Rama nuk pranon ti drejtohet Sovranit.

Në Tiranë rezultatet vonohen se manipulohen dhe blihen. Edhe me 30 qershor 2019 kur ishte e vetme PS-ja, prapë rezultati doli pas një jave! Se i manipuluan, edhe pa patur kundërshtar.

Rilindja jo vetëm që vodhi e manipuloi votat në vitin 2015, 2016 (zgjedhje të pjeshshme), 2017 dhe tani me 30 qershor 2019, por edhe nuk pranon ti drejtohet popullit për të zgjidhur krizën me votime.

Turp i madh për Rilindjen, kryeministrin Rama! Edhe për klasën politike shqiptare e cila nuk pranon të bëjë zgjedhje korrekte.
Kosova mbetet një shembull që duhet ndjekur urgjent. Në të kundërt opozita dhe populli le t’ia bëjnë më keq se sa ia bëri Albin Kurti parlamentit kosovar.

- Advertisement -

TE FUNDIT