20.5 C
Tirana

Koronavirusi/ Nga nesër shkolla në televizor, ja oraret

VENDI

Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur për 2 javë shkollat si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se do të shihen mundësitë e zhvillimi të mësimit online.

Ajo ka prezantuar sot platformën mësimore Akademi.al.

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al shkruan Shahini dhe i bën thirrje nxënësve të regjistrohen sa më parë.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu, nënvizon Ministrja.

Në një tjetër njoftim ajo bën me dije se në platformën digjitale të televizionit publik do të jepen të martën leksionet për lëndën e matematikës për klasat 6-12, nga ora 10:30-12:00. Ndërsa pasdite, nga ora 18:00-19:30 do të transmetohen leksionet e kimisë për klasat 8-12.

Mësuesi në këtë periudhë dy javore do të duhet që të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore.

Nga ana tjetër, nxënësit do të vazhdojnë që të bëjnë detyrat e dhëna, për t’ua dërguar më pas mësuesit për korrigjim.

Prindërit kanë tre detyra kryesore: të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës; të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës; të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

- Advertisement -

TE FUNDIT