15.5 C
Tirana

Konfirmohen 22 persona të vdekur nga tërmeti, mbi 650 të lënduar. Kërkimet për të bllokuar nën rrënoja do të vijojnë edhe gjatë natës

VENDI

Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 6,3 goditi Shqipërinë rreth orës 3:54 të mëngjesit të së martës, ndërsa një tjetër me magintudë 5,5 tronditi vendin pak pas orës 07:00. Sizmologët thanë se i pari ishte tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që nga viti 1926

Ashtu si atëherë, edhe tërmeti i sotëm epiqendrën e kishte në Durrës. Bilanci deri në orën 22:00 është tragjik, ku shifrat zyrtare flasin për 22 viktima, ndërsa ka ende persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. 

Durrësi është pa dyshim vendi më i goditur, por edhe njësia administrative Thumanë pranë Fushë-Krujës, ku edhe është shënuar edhe numri më i madh i viktimave. 
2000-3000 qytetarë kanë vendosur që ta kalojnë natën në tendat e ngritura në aneksin e stadiumit të Durrësit, “Niko Dovana”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama premtoi se “familjet që kanë mbetur pa strehë nga tërmeti do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe Vlorës”.

Ndërsa ministrja Balluku konfirmoi se misioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë dhe gjatë natës dhe nuk do të ndërpritet me shpresën për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar tjetër nën rrënoja.

- Advertisement -

TE FUNDIT