19.5 C
Tirana

Konferenca e Donatorëve / Edi Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

VENDI

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA ka zhvilluar një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutierres. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tregoi se gjatë takimit ka diskutuar për Konferencën e Donatorëve.

Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutierres, u diskutua për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, ku OKB do të jetë e përfshirë me një përfaqësi të nivelit të lartë.

Këtë të enjte Rama mbajti një fjalim edhe në Këshillin e Sigurisë si kryetar i OSBE, ku renditi prioritetet gjatë kësaj detyre. Sipas Ramës, parësore është zgjidhja e konfliktit në Ukrainë.

- Advertisement -

TE FUNDIT