16.5 C
Tirana

Klodiana Lala zbardh detaje nga atentati mafioz në Durrës

VENDI

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e sotme, të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit ku i plagosur mbeti prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë, përkatësisht Aleksandër Laho (Landi Muharremi) dhe shoferi i makinës së Ndojës, Andi Maloku


Teksa shprehet se ngjarja është një atentat i mirëorganizuar, sipas Lalës, Krimet e Rënda kanë marrë në dorë çështjen, pasi ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e Ndojit.
“Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit.

Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri.


Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një atentat i mirëorgnanizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”, tha Klodiana Lala


- Advertisement -

TE FUNDIT