14.5 C
Tirana

Kina nuk e transmetoi performancën e Eugent Bushpepës mbrëmë

VENDI

Kina nuk e ka transmetuar mbrëmë performancën e Eugent Bushpepsë në Eurovizion.
Shteti kinez duket se i ka respektuar rregullat televizive dhe shtetërore dhe ka hasur në probleme me Shqipërinë dhe Irlandën.
Shteti kinez ka rregulla strikte për tatuazhet, dhe meqë Eugenti ka disa tatuazhe atëherë komplet performanca e tij mbrëmë në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit nuk është transmetuar në Kinë.
Hunan TV e ka transmetuar gjysmëfinalen, i ka modifikuar edhe videoklipet e Eugentit në promot e tyre dhe pos
Shqipërisë nuk e ka transmetuar këngën nga Irlanda për shkak të dy djemve
që vallëzojnë afër njëri tjetrit dhe janë të dashuruar.
EBU- Unioni i Transmetuesve Evropianë ende nuk ka dalë me reagim, shkruan KultPlus.

- Advertisement -

TE FUNDIT