17.5 C
Tirana

Kiara Tito: Këtë dhimbje, nuk e kam kaluar lehtë.

VENDI

Ndonëse është përfolur shumë një lidhje e saj me këngëtarin Butrint Imeri, Kiara Tito nuk e pranoi asnjëherë publikisht. Megjithatë, moderatorja tregoi tek Ftesë në 5, se një ndarje e ka pasur, dhe ajo nuk kaloi pa lënë gjurmë. Vetë Kiara e la të kuptohet dicka të tillë përmes një statusi të postuar së fundi, të cilin e shpjegoi kështu në studion e Bieta Sulos, Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej.

Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to, që ti tregoj se çdo dhimbje e ka një fund.

Dhe kështu, Kiara edhe një herë e dëshmoi se është një vajzë e fortë, ndonëse ka vuajtur dhe ajo. Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë, ka qenë pohimi i Kiarës.

- Advertisement -

TE FUNDIT