10.5 C
Tirana

KËRKESA, “TË NDIHMOHEN BIZNESET NË PLAZHIN E VELIPOJËS”

VENDI

Plazhi i Velipojës po bëhet gati për të pritur pushuesit vendas ose edhe turistë të huaj në rast se do të ketë ndryshime për hapjen e kufijve deri në muajt e verës. Administratori i njësisë Velipojë Altin Kaçi shprehet se masat po merren që plazhi të jetë gati edhe pse shpresat janë tejet të vogla që ky sezon në muajt e verës të jetë si më parë

Anulimet në hotelet e Velipojës janë të shumta shprehet administrator Kaçi ndërsa kjo sjell një dëm të pallogaritshëm ekonomik për të gjithë Velipojën

Çmimi në hotele për fjetje mund të bie ndjeshëm këtë vit në plazhin e Velipojës ndërsa ajo që kërkohet është disa masa lehtësuese nga ana e qeverisë dhe mbështetëse në mënyrë që të mos falimentojnë

Në një sezon turistik plazhin e Velipojës e kanë frekuentuar mbi 100 mijë pushues vendas e të huaj duke qenë një prej plazheve më të rëndësishme në vend por këtë vit për shkak të COVID-19 pritet që ky numër të jetë shumë herë më i vogël.

- Advertisement -

TE FUNDIT