17.5 C
Tirana

Kërcënoi drejtorin e Burgjeve me mesazhe, Gjykata e mbyll në psikiatri

VENDI

Gjykata vendosi shtrimin në një spital psikiatrik të Muharrem Zelijas, i arrestuar pasi kishte kërcënuar drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili.

Masa mjekësore u dha sot nga Gjykata Penale e Tiranës, pas dyshimeve se Zelija vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Drejtori i Burgjeve është kërcënuar gjatë muajit nëntor të vitit 2019 nëpërmjet celularit.

Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh,ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote shkruhej në tekstin e mesazhit.

Identifikimi se mesazhi është dërguar nga Zilija është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit.

- Advertisement -

TE FUNDIT