17.5 C
Tirana

Këngëtari i njohur bën deklaratën e papritur për Donald Veshajn: Është skandal…

VENDI

Donald Veshaj doli shumë i frymëzuar nga “Big Brother VIP” duke u fokusuar te muzika. Për dy muaj ai solli dy projekte dhe është çdo javë në koncerte në shumë qytete të ndryshme.

 

Mirëpo, ndonëse nga klikimet duket se publiku i ka mirëpritur këngët e Donaldit, ka këngëtarë profesionistë si Mateus Frroku që mendojnë se kënga nuk është pika më e fortë e tij.

 

Mateus ka qenë i ftuar në “E Diell” dhe ka marrë pjesë në një lojë ku është pyetur se cili është këngëtari që është “skandal” sepse nuk di të këndojë në realitet. Mateus ka hezituar për të dhënë përgjigjën e tij si fillim. Pas disa momentesh ai është shprehur se Donali nuk di të këndojë fare.

 

Nuk e dimë si do e presë Donaldi këtë deklaratë por ai vetë është shprehur që edhe pse ka bërë disa këngë deri tani, nuk e konsideron veten si këngëtar. Para pak ditësh i ftuar në “Wake Up” aktori tha që kënga është një mënyrë për të shprehur veten dhe emocionet tona por nuk do e konsideronte veten një këngëtar profesionist dhe se nuk e synon diçka të tillë.

 

Madje kur ka qenë në “Big Brother VIP” ka deklaruar se i pëlqen më shumë të shkruajë sesa të këndojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT