19.5 C
Tirana

Zbulohet rivali i parë i Sali Berishës, ja kush është kandidati tjetër për Kryetarin e PD

VENDI

Ibsen Elezi do të jetë rivali i Sali Berishës në garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Afati për dorëzimin e formularëve ka përfunduar dje, më 7 maj, dhe mësohet se Elezi ka paraqitur kandidaturën e tij.

 

Një zyrtar lokal i PD dhe njëherësh një kritik i madh i kësaj force politike, sot Ibsen Elezi ka konfirmuar se do të jetë në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Zgjedhjet për kryetarin e PD mbahen më datë 22 maj dhe do të votojë e gjithë anëtarësia demokrate.

 

I pyetur sh-kryetari i PD në Kukës, ka pohuar se “Dje në orën 11.30 kam paraqitur kandidaturën time”. Ndërkohë, mësohet se Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD do të dalë nesër për të bërë publik emrin/emrat që do të rivalizojnë Berishën.

 

Në garë ishte dhe demokrati tjetër Edvin Kulluri, por ky i fundit u tërhoq dhe hodhi akuza të forta drejt Grupit të Rithemelimit. Data për zgjedhjen e kreut të PD u vendos në Kuvendin e 30 prillit, që u thirr nga grupimi i Sali Berishës.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, që në ditët e para të nisjes së procesit të “Foltores” ka deklaruar se qëllimin për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Në kushtet kur edhe Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj u shprehën në media se nuk do garonin, Berisha tha se procesi mund të shkonte drejt referendumit.

- Advertisement -

TE FUNDIT