15.5 C
Tirana

Kënga e bujshme, reperi nga Serbia vargje për shqiptarët.

VENDI

Një repist i ri serb ka bërë bujë me këngën e tij, në gjuhën italiane, të publikuar së fundmi, ku në të flitet për miqësinë e shqiptarëve dhe serbëve. Emri i tij është Aleksandar Milosavljevic dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo, në Itali. I njohur me emrin e artit Aki Aki, ai është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me singlin e tij Cani sciolti, një këngë rap ku flitet për miqësinë midis komunitetit serb dhe shqiptar që jeton në Ticino.

Në video shikohen disa makina si dhe tre flamuj, ai i Shqipërisë, i Zvicrës dhe Serbisë. Në një pjesë të këngës Aleksandar Milosavljevic thotë, Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di. Jemi te gjithe si një familje, edhe serb dhe shqiptarë.

Dy raca të harruar që sjellim veç telashe. Në grupin tonë, ka djem nga tre kombe. Mes nesh nuk ka lider apo kryetar. Mes nesh nuk ka të parë. Të mos luajmë me zjarrin se digjemi. Jemi si qen të lënë të lirë në rrugët e këtij qyteti. Jemi të gjithë njësoj, pa diferenca me njëri tjetrin.

- Advertisement -

TE FUNDIT