13.5 C
Tirana

“Kemi humbur 500 mln €”, Rama “i qan hallet” qytetarëve: S’po u kthejmë shpinën e as po ankohem

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se fatura finaciare që ka pagaur shteti gjatë periudhës së COVID-19 është 500 milionë, duke llogaritur këtu dhe muajin maj dhe qershor.

Në një deklaratë për mediat Rama tha se kjo nuk do të thotë se shteti do u kthejë shpinën qytetarëve, por bëri thirrje qe nga lufta do dalin fitimatar.

“Mbani parasysh, kjo shtëpi, ky shtet, kjo qeveri ka humbur 100 milionë euro në muajin mars dhe 170 milionë në prill dhe me gjasë do humbasë po kaq dhe në muajin dhe maj, po ashtu dhe 100 milionë në qershor. Ky është parashikimi që shkon në gjysmë milioni euro. Nuk po u qahem, nuk po ankohem, e as do u kthejmë kurrizin.

Duke marrë parasysh se çfarë po bëjmë, po u them se të ardhurat janë goditur fort. Ne do ta fijtojmë këtë luftë, dhe lehtësimi që do vij pas gjtihë dhimbjeve, do të bëjmë të kuptjmë se sa e fortë dhe sa e mirë do të jetë Shqipëria”, u shpreh ai.

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT