10.5 C
Tirana

“Nuk do jetojmë gjithmonë kështu”, mjeku Harxhi: Shmangëm katastrofën, masat e marra ishin efikase

VENDI

Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi ka folur për situatën e COVID-19 dhe tha se Shqipëria ka përballuar me sukses situatën e COVID-19 dhe është shmangur katastrofa. Harxhi në një lidhje direkte me “News 24”, u shpreh se situata në spitale është e mirë, pasi vetëm një pacientë është intubuar.

“Me Covid-1 mund të jetë një pacient i intubuar, që mund të jetë mbi 60 vjec. Rastet tashmë kanë rënë. Situata është më mirë. Puna në Spitalin Infektiv ka qenë e mirë. Të gjithë po merremi me kurbën.Nuk mund të parashikohet ecuria e një kurbe sesi mund të shkojë, por prapë disa interpretime edhe mund të bëhen. Këto janë grumbullime të shpërthimeve ndoshta me natyrë familjare, pra që tregon epidemia vazhdon të jetë aktive. Shqipëria parashikoi mori kundër-masa të egra që dhanë rezultat”, u shpreh mjeku.

Më tej ai u shpreh se masat e forta shmangën katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me COVID. “Nuk do jetojmë gjithmonë kështu. Sëmundje infektive ka pasur e do ketë, do jenë pjesë e historisë së njerëzimit. Fruthi ka natyrë virale po ashtu. Është më agresiv madje se Sars-2. Virusi i fruthit ekziston, por me vaksinë ndalohet. Urojmë që virusi të ndikohet edhe nga temperaturat. Mund të ndodhë që infeksioni të stabilizohet si infeksioni i një gripi sezonal”, shtoi më tej mjeku Harxhi.

- Advertisement -

TE FUNDIT