24.5 C
Tirana

Kejvina: Unë edhe bukën e ha në shtëpi. Fati im i keq është…

VENDI

Në nëntor të këtij viti Gjykata i ka marre modeles Kejvina Kthella makinën llogarinë bankare dhe celularin. Kjo u bë për llogari të hetimit lidhur me ngjarjen e prokurorit të Durrësit Arian Ndoj.

Pak ditë më vonë me kërkesë të modeles Gjykata i ktheu vetëm celularin. E pyetur rreth kësaj çështje në emisionin Thumb On në RTV Ora ku Kejvina ishte e ftuar ajo pati këtë koment.

Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër. Ja kam futur kot atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova.

Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë. Është e vërtetë që ti kanë bllokuar të gjitha kartat makinën të kanë nxjerrë nga shtëpia?

Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste.

Kartat i kam makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.

- Advertisement -

TE FUNDIT