15.5 C
Tirana

“Ke 1 vit që endesh në Evropë”, Hajdari i “përvishet” Ramës

VENDI

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ka quajtuar kryeministrin Rama gënjeshtar dhe egoist, që tenton të tregojë se është lideri suprem i këtij vendi.

Kërkesën e Ramës në Kuvend për sekuestrimin ose shembjen e kateve pa leje, Hajdari e akuzoi duke i thënë se fliste sikur “nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.

E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di c’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore.

Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojën 4 kate pa leje . Po ky është skandal. Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim, bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.

Ndër të tjera, deputetja u shpreh se vendi sot konkurron me Afganistanin dhe Sirinë, ndërsa bën thirrje që të mos shpifin, por t’iu tregojnë shqiptarëve të vërtetën.

Mos Shpifni. U thoni shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq. Ki pak ndërgjegje, fol me shqiptarët sic duhet folur. Thoni se asnjë mur nuk ndërtohet sot pa ryshfet. Administrata është komplet e korruptuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT