21.5 C
Tirana

Kastriot Tusha tepër i zhgënjyer: E prita…

VENDI

Kastriot Tusha është shprehur në Procesin Sportiv se e priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe se performancën e himnit e priste ndryshe. E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori.

Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta sdinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.

Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë, u shpreh tenori shqiptar i cili këndoi live himnin shqiptar më hapjen e emisionit të Procesit Sportiv. Manushi e qetësoi disi Kastriotin duke i thënë se do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin.

Megjithatë Ilda Bejleri nuk ishte e këtij mendimi. Kastrioti e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë, u shpreh moderatorja.

- Advertisement -

TE FUNDIT