15.5 C
Tirana

Kapshticë, efektivi gjendet pa shenja jeta

VENDI

Një efektiv policie i Drejtorisë rajonale të kufirit është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në ambjentet e doganës Kapshticë.

Ajet Beqo, rreth 62 vjeç, ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

Burime nga policia bënë me dije se efektivi i kufirit u gjend pa shenja jete në makinë nga kolegët e tij.

Sipas të dhënave të para, vdekja e 62 vjeçarit me origjinë nga Kolonja e banim në Korçë ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Ai kurohej prej kohësh për probleme kardiake, ndërsa ka qënë I vetëm dhe pa mundësi ndihme kur ndëroi jetë në vendin e punës.

- Advertisement -

TE FUNDIT