10.5 C
Tirana

Kamioni me 39 refugjatë të vdekur në Angli, kryeministri: Jam i shokuar

VENDI

Lajmi për gjetjen e 39 trupave të pajete brenda një kamioni në Angli, ka shokuar të gjithë vendin.

Reagimet e para kanë ardhur nga drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Kryeministri Johnson u shpreh I shokuar nga ky lajm tragjik teksa tha se po qëndron gjatë gjithë kohës I informuar nga zyra e policisë në Essex për tu informuar mbi të gjitha dinamiken e ngjarjes horror por edhe për identifikimin e trupave që mendohet të jenë të gjithë refugjatë.

“Mendimet e mija shkojne te gjitha per ata qe kane humbur jeten tragjikisht dhe per familjet e tyre”, u shpreh kryeministri britanik Boris Johnson.

Edhe sekretari I shtetit Priti Patel u shpreh I tronditur dhe keqardhur nga lajmi I rëndë.

Policia lokale deklaroi se informacionin se një kamion me trupa të pajete ishte ne parkun industrial të Essex e mori në orët e para të mengjesit të së mërkurës.

Deri tani konfirmohet që kamioni me kontenieret kishte hyrë në këtë zonë në datë 19 tetor ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se vetëm 1 nga 39 viktimat është minoren.

Ende nuk ka të dhëna nëse në mesin e viktimave ka apo jo shtetas shqiptare të cilët fatkeqësisht perdornin linjat e kamioneve si mënyrë për të hyrë në Britani.

Kamioni në fjalë mësohet se është nisur nga Bullgaria ndërsa është arrestuar edhe shoferi irlandezo-verior 25 vjec.

- Advertisement -

TE FUNDIT