10.5 C
Tirana

Kamera në vendin e punës? Gjykata për të Drejtat e Njeriut merr vendimin e bujshëm

VENDI

Një punëdhënës mund të instalojë telekamera fshehurazi pa i lajmëruar punonjësit, nëse ka krijuar dyshime se punëtorët po vjedhin apo po i shkaktojnë dëme kompanisë.

Është ky vendimi i marrë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në seancën përfundimtare të kësaj të mërkure.

Në vendim konfirmohet se video survejimi i kryer në një supermarket spanjoll, nuk ka shkelur të drejtat e privatësisë së punonjësve, të cilët u pushuan nga puna pasi u filmuan duke vjedhur dhe duke ndihmuar njeri tjetrin që të bënin një veprim të tillë.

- Advertisement -

TE FUNDIT