18.5 C
Tirana

Julian Deda thu mboi keq “Portokallinë” dhe kaq mjaftoi që ndjekësit t’i kthehen: Po ti nga dole?!

VENDI

Momentalisht “Klanifornia” është i vetmi spektakël humori që po transmetohet në Shqipëri. Ne

Menjëherë pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, “Al Pazar” njoftoi se emisioni do të ndërpritet dhe pas tij edhe “Portokalli” mori po të njëjtin vendim. Kjo situatë duket se është në favor të aktorëve të spektaklit të “TV Klan”, të cilët kanë gjetur një mënyrë tjetër për të vazhduar xhirimet. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje aktori Julian Deda, i cili duket se me postimin e fundit ka ironizuar pak programet e humorit, sidomos “Portokallinë”.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të shkëputur nga xhirimet dhe në të shkruan: ” ’Klanifornia,’ i vetmi spektakël humori që i mb ijetoi pandemisë”. Këto fjalë duket se nuk janë pritur mirë nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar menjëherë. Ata shprehen se nuk është nevoja që në çdo postim, ai dhe aktorët e tjerë të “Klanifornia” të përmendin “Portokallinë” duke ironizuar.

“Jul, me gjithë respektin që kam, pse shumica juaj merret dhe ironizon ‘Portokallinë?’ ata që e bëjnë atë spektakël mbase kanë menduar se nuk është e njëjta cilësi humori në këto kushte dhe kanë gjykuar për pak pushim. Pse gjithë kjo ur rejtje ndaj një formati që ju promovoi ju dhe shumë të tjerë,” shkruan një ndjekës.

Këtij komenti Juli i ka kthyer një përgjigje me të cilën thotë se kjo është e vërteta për momentin. “Ku e sheh urr ejtjen. Unë thashë që “Klanifornia” është i vetmi spektakël humori për momentin. Po gënjej unë?”

“Ju kuptoj shumë mirë me këtë që doni të thoni dhe që jeni humorist i mirë, por nga ‘Portokallia’ keni dalë në fillim si humorist se atje keni filluar. Më vjen keq kur lexoj komente të tilla,” shkruan dikush tjetër. “Nuk e mohova këtë. Por pyetja është ku është sot? Pikërisht në këto ditë të vështira?”, i ka kthyer Juli me ironi./iconstyle

- Advertisement -

TE FUNDIT