20.5 C
Tirana

13 RASTE TË REJA ME COVID-19. 5 VETËM NË SHKODËR, SHKON NË 446 NUMRI I TË PREKURVE NË TOTAL

VENDI

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 233 teste që janë bërë në laboratorin e ISHP-së. Harta e të prekurve zgjerohet me 6 raste në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kontakte të raste të para, jo vatra të reja.

Në total numri i personave që janë prekur shkon në 446 prej datës 8 mars kur u regjistrua rasti i parë.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 20 duke e dërguar në total në 217 numrin e personave që e kanë fituar luftën me këtë sëmundje. Ndërkohë që 23 persona kanë humbur jetën deri tani.

- Advertisement -

TE FUNDIT