15.5 C
Tirana

Juli ka një mesazh për të gjithë: Kemi shumë…

VENDI

Ditën e sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e festave, pasi në mbarë botën ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes.

Edhe në Shqipëri të gjitha familjet kanë nisur të zbukurojnë shtëpitë e tyre, edhe pse ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Julian Deda së bashku me familjen tij dhe përpos imazhit të bukur festiv, aktori i humorit ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë.

Juli ka publikuar një foto ku shihet pema e zbukuruar dhe përkrah saj portreti familjar, me fëmijët dhe bashkëshorten. Pavarësisht se të gjithë përjetuam një tragjedi të madhe, Juli shprehet se duhet të vazhdojmë të jetojmë e festojmë.

Nata kur pema është gati, shënon hyrjen zyrtare në zonën më festive të vitit. Kemi hyrë në muajin e festave, në muajin e fundit të këtij viti, që do ta mbajmë mend jo vetëm gjatë gjithë jetës sonë, por do kujtohet ndër breza.

Fatkeqësisht bashkë me ne nuk do munden të festojnë ata që shkuan në botën tjetër pa pasur asnjë faj, ato familje që tërmeti i pabesë i veshi me të zeza.

Më vjen keq, shumë keq. Ata në fakt janë engjëjt tanë atje lart, që ndoshta po na luten festoni se jeta vazhdon, por ne nuk i dëgjojmë. E vërtetë ata kanë të drejtë, jeta vazhdon. Kemi shumë gjëra të bukura për të jetuar dhe përjetuar.

Ndoshta është e lehtë për tu thënë dhe shumë e vështirë për ta zbatuar, por duhet të shohim dritën, të shohim përpara, të shohim njëri tjetrin me sy dhe ashtu siç ishim të bashkuar në tragjedi, të jemi edhe në gëzime e festa.

Të gjithë bashkë do ja dalim edhe të festojmë bukur. Zoti na i bekoftë familjet tona, ka shkruar Juli në postimin e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT