11.5 C
Tirana

Jozefina Topalli sulmon Bashën: Shiti kauzën opozitare pasi mbylli dosjen e tij penale

VENDI

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pas vendimit të opozitës për t’u ulur në të njëjtën tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, Topalli e akuzoi Bashën se shiti misionin opozitar për të mbyllur dosjen e tij penale për lobimin në SHBA.

Më pis edhe se 17 Maji. Një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, LB u ul në tavolinën e Ramës. E sotmja ishte vetëm shfaqja e shëmtuar publike e një marrëveshjeje private e okulte, të re, të bërë prej kohësh. Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit. Në historinë 30 vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë, as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky.”

Topalli, e njohur edhe si kritikja e Bashës, shtoi më tej se lideri demokrat i gënjeu të gjithë publikisht dhe më pas pranoi të ulet në tryezë me Damian Gjiknurin. Sipas saj, me këtë lëvizje, kreu demokrat i dhuroi mandatin e tretë Edi Ramës.

Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte më 13 tetor….d.m.th. pasi gënjeu, siç din ta bëjë vetëm Lulzimi…. Sot, publikisht u ul në tavolinë (për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin , me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild !

Revolucionin” e filloi pak ditë pasi u riaktivizu dosja e 1 milion dollarëve të lobimit, dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje. Me 17 majin LB, pasi plagosi rëndë PD, i dha mandatin e dytë Ramës; Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga çdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë. Kam vite që përsëris se: Pa hequr Lulzimin nuk ikën Rama

- Advertisement -

TE FUNDIT