24.5 C
Tirana

Jonida Shehut: Për pak vdiqa nga frika.

VENDI

Programi i përjavshëm Soiree në ekranin e Top Channel ka zgjedhur që këtë herë të sjellë së bashku me të ftuarit festën e Halloween. Me dekorin në studio dhe maskimet e personazheve prezent në të, duket se kjo festë është dukur më reale se asnjëherë tjetër.

Një nga momentet më epike ka qenë kur moderatorja e programit, Jonida Shehu është trembur teksa një flakë ishte ideuar të trembte shefin e kuzhinës, Renato Mekollin.

Kështu na gjeti Halloween në Soiree. Këtë shpërthim e kishim programuar për të trembur Renaton dhe unë kisha qenë në prova dhe isha në dijeni të plotë, e për pak vdiqa nga frika. A u tremb Renato? Shihemi në darkë në orën 21 se përvec reagimit të Renatos ka dhe shumë surpriza të tjera, ka shkruar Jonida krah videos ku shfaqet reagimi spontan teksa është trembur.

Në postim nuk kanë munguar dhe reagimet e ndjekësve apo miqve të Shehut të cilët kanë qeshur nga ky moment. Me siguri puntata e sotme do të rezervojë mjaft situata të sikletshme, por dhe për të qeshur në ekranin e Top Channel.

- Advertisement -

TE FUNDIT