13.5 C
Tirana

Jeta mes fesë dhe politikës, rrëfimi ndryshe i pastorit që martoi Erion Veliajn.

VENDI

Mes një atmosfere Krishtlindjesh, Gogu, i cili në profesion është jurist ndër të tejra foli për rrugën e tij drejt fesë që siç tha ka nisur në fillim të viteve 90 në kishën Ungjillore. Gogu foli po ashtu edhe për pjesëmarrjen e tij në dasmën e kryebashkiakut Erion Veliaj disa vite më parë, pasi njihet edhe si pastori që martoi Erion Veliaj.

Unë aty kam qenë si mik i Erit dhe Ajolës me bashkëshorten time dhe ishim si një çift që na kishin përzgjedhur. Kam qenë si një shok i tij që i jam lutur Zotit për ta. Është e vërtetë që kam shërbyer si pastor nga viti 94 deri në 2001. Janë kohët kur u njoha me time shoqe dhe është një nga kapitujt e formimit të jetës sime.

I kisha mbaruar studimet për Jurisprudencë, ndësa udhëtimin në fe e kisha filluar në fillim të viteve 90. Nuk kishte të bënte shumë me pjesën moderne. Kam përshtypjen se kjo ka qenë edhe karakteristika e Protestantizmit. Unë kisha kaluar kapitullimin shpirtëror timin isha trajnuar si ateist por nuk arrita dot që ateizimi im tu jepet përgjigje këtyre pyetjeve dhe në atë kohë rashë në kontakt me Biblën.

Krishtlindjet për mua janë mëse festë. Krishtlindja thotë që Perëndia erdhi te njeriu. Këto ishin gjërat që mua më tërhoqën. Është komunitet historik i ri në fund të viteve 1800. Edhe protestanët shqiptarë organizohen, pra duan që Ungjilli fjala e perëndisë ishin të bindur se lëvizja që kiste pushtuar Europën nuk arriti dot ta kapë Shqipërinë dhe vjen pak me vonesë.

Në radhë të parë ne duhet të kemi një gjuhë të shkruar. Dhe fillojnë përpjekjet e para. Kristoridhi është i pari që do të merrej. Dhe fillojmë më pas në vitet 1900. Sot është një komunitet i njhur nga Kisha shqiptare. Ajo çfarë ne vendosëm është që të praktikonim besimin në jetën e përditshme duke ushtruar edhe profesionin tonë.

Nëse në një momemt të caktuar perëndia do na japë priviligjenin e madh ti shërbejmë një komuniteti besimtarësh do e bënim me shumë kënaqësi. Kjo është një zgjedhje në fund të ditës politikanuk është akt qeverisje ti shërbesh të mirës së përbashkët. Cdo politikan nuk mund të përdorë çdo lloj mjeti për të qendruar në pushtet.

- Advertisement -

TE FUNDIT