18.5 C
Tirana

Jepet vendimi për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetueses, Besnik Muçi

VENDI

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi

Relatori i çështjes tha se trupi gjykues pasi u tërhoq për marrjen e vendimit, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, vendosi shkarkimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi

Sipas KPA, gjatë shqyrtimit është konstatuar deklarim i pasaktë dhe i pamjaftueshëm i pasurisë nga ana e Muçit dhe personit të lidhur me të

KPA pasi e shqyrtoi çështjen në prani të palëve, pasi u dëgjuan edhe konkluzionet përfundimtare, vlerësoi shkaqet e ankimit për kriteret e kontrollit të pasurisë, trupi gjykues arrin në këto përfundime:

Subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për deklarimin e pasurisë;

Subjekti nuk mund të mbulonte shpenzimet e këtyre viteve dhe gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshem për kriteret e kontrollit të pasurisë

Pas marrëdhënies me individin A.L që ishte përfshirë në konflikte fizike me të tjerë ku është përdorur edhe armë zjarri, ishte proceduar dhe dënuar nga Gjykata për vepren penale të moskallëzimit të krimit, vendim i prishur nga apeli i Tiranës duke pushuar çështjen penale në ngarkim të A.L, nga i cili pati privilegjet e përfituara për blerjen e apartamentit

Rezulton se ai ka cënuar besimin publik në sistemin e drejtësisë.

Përfundimet u vlerësuan të mjaftueshme për të konkluduar mbi kriterin e kontrollit të pasurisë, nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qendruar në detyrë

Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme të pasurisë së tij dhe personave të lidhur me të.

Trupi gjykues vendosi, ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi, prokuror në fillimin e vlerësimit dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

TE FUNDIT