15.5 C
Tirana

‘JENI HUMANË’, ITALIANI FALENDERON ME LOT NË SY DY INFERMIERËT SHQIPTAR

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali i Breshias në Itali, ku shfaqet një pacient italian dhe dy infermierë shqiptarë. Italiani me lot në sy falenderon dy infermierët Suelën dhe Eduardin për punën e tyre dhe thotë se shqiptarët janë humanë.

“Kam lindur në Bresha. Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falenderoj”, shprehet pacienti.

“Ju falenderojmë ne juve dhe ju urojmë shërim të shpejtë,”– i thonë infermeierët shqiptarë.

Manastirliu shkruan: “Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve”.

- Advertisement -

TE FUNDIT